Ndërlidhjet

Gjykata vendos: Migrantët e paligjshëm të mos burgosen


Radhë migrantësh në Evropë.
Radhë migrantësh në Evropë.

Gjykata Evropiane e Drejtësisë ka vendosur se migrantët joevropianë, të cilët kanë hyrë ilegalisht në zonën e lëvizjes së lirë Schengen, nuk duhet të përballen me paraburgim.

Gjykata me seli në Luksemburg ka konstatuar se migrantët që qëndrojnë ilegalisht, duhet të kthehen në vendin nga i cili vijnë, në bazë të Direktivës së Kthimit të vitit 2008.

Në bazë të kësaj direktive të Parlamentit Evropian dhe Këshillit Evropian, një migrant ilegal, që i kërkohet të largohet, ka deri në 30 ditë kohë për të shkuar vullnetarisht.

Pas kësaj periudhe, largimi nuk duhet të përfshijë forcën e tepruar apo rrezikimin e jetës së personit.

Vendimi i sotëm vjen pas rastit të një migranteje nga Gana, e cila është kapur nga policia franceze duke përdorur pasaportë false belge.

Ajo është vendosur në paraburgim për shkak të hyrjes ilegale në territorin francez.

Migrantja Selina Affum ka thënë se burgosja e saj ka qenë e paligjshme dhe një gjykatë e apelit në Francë e ka dërguar rastin në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë.

XS
SM
MD
LG