Ndërlidhjet

logo-print

Forbes: Serena Williams – sportistja me fitime më të mëdha në botë


Dy tenistet që paguhen më së miri në botë, Serena Williams (djathtas) dhe Maria Sharapova

Dy tenistet që paguhen më së miri në botë, Serena Williams (djathtas) dhe Maria Sharapova

Ylli amerikan i tenisit, Serena Williams, ia ka kaluar tenistes ruse, Maria Sharapova, dhe aktualisht është sportisja që fiton më së shumti në botë, ka raportuar mbrëmë Revista Forbes.

Në këtë mënyrë, tenistja Williams, 34 vjeçare, e ka marrë pozitën dominante me 28.9 milionë dollarë çmime në të holla dhe përfitime të tjera jashtë fushës së tenisit, gjatë 12 muajve të kaluar.

Deri tash, për 11 vite të tëra, këtë pozitë e mbante tenistja ruse, Maria Sharapova.

Vlerësohet se çmimet në të holla, që i ka fituar Serena Williams në karrierën e saj, janë 77.6 milionë dollarë, që është dy herë më tepër se të ardhurat e sportisteve të tjera.

Tenistja Sharapova, që i ka humbur afro 8 milionë dollarë të holla nga sponzorët pasi shpalli se ajo ka dalur pozitive në testin për substancën e ndaluar, meldonium, dhe prej muajit janar është përkohësisht e suspenduar, ende është e dyta me të ardhura prej 21.9 milionë dollarë.

XS
SM
MD
LG