Ndërlidhjet

Shqipëri: Është suspenduar shefi i policisë


Pamje nga Tirana

Pamje nga Tirana

Shefi i policisë së Shqipërisë, Haki Çako, është supsenduar pasi kundër tij po zhvillohen hetime për përdorim ilegal të pajisjes për përgjim, ka njoftuar sot Zyra e prokurorit të përgjithshëm.

Në njoftimin për media theksohet se Haki Çako është i dyshuar për keqpërdorim të pozitës dhe gjykata ka vendosur masë të arrestit shtëpiak për dy zyrtarë të tjerë të lartë, derisa hetimi të përfundoj.

Prokurorët e kanë filluar hetimin pasi morën informacion se policia kishte përdorë pajisje për përgjim, që kishte hyrë në Shqipëri “pa autorizim përkatës”, raporton agjencia AP.

Theksohet, po ashtu, se po shqyrtohet “nëse ka zyrtarë të tjerët të lartë të involvuar”.

Kur Haki Çako dhe ministri i brendshëm i Shqipërisë, Saimir Tahiri, më herët janë pyetur nga ligjvënësit opozitarë për këtë rast, të dy ata kanë theksuar se pajisja është sjellur nga policia italiane për stërvitje të oficerëve, e jo për përgjim.

“Drejtori i policisë dhe dy punonjës të tjerë nuk e kanë shkelur ligjin në asnjë sekondë të punës së tyre dhe ata nuk kanë kryer përgjim dhe asgjë lidhur me përgjim në ndonjë mënyrë”, tha sot Saimir Tahiri.

Lulzim Basha, lideri i Partisë Demokratike opozitare, i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama, që ta shkarkoj ministrin Tahiri dhe të lejoj që zyrtarët e sistemit gjyqësor të jenë të lirë të zhvillojnë hetime për të.

XS
SM
MD
LG