Ndërlidhjet

Putin premton më tepër bashkëpunim me Izraelin kundër terrorit


Vladimir Putin (majtas) dhe Benjamin Netanyahu, gjatë takimit të sotëm në Moskë

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, thotë se Moska do ta forcoj bashkëpunimin me Izraelin në luftën kundër terroristëve.

Mëtutje, duke folur sot pas takimit me kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu, zoti Putin tha se të dy vendet duhet “t’i bashkojnë përpjekjet për ta luftuar terrorizmin ndërkombëtar”.

Ai tha se Rusia dhe Izraeli kanë përvojë të madhe në luftimin e ekstremizmit dhe janë “aleatë të pakushtëzuar” kur është çështja e luftës kundër terrorit.

Netanyahu tha se Rusia dhe Izraeli ballafaqohen me kërcënime të përbashkëta dhe kanë mjaftë gjëra për të diskutuar.

Derisa Rusia e ka shtuar rolin e saj ushtarak në Siri duke e ndihmuar regjimin e presidentit të Sirisë, Bashar al-Assad, me sulme ajrore dhe të tjera, Izraeli në masë të madhe ka qëndruar larg konfliktit.

Por, Netanyahu ka konfirmuar se vendi i tij operon matanë kufirit për ta parandaluar grupin militant libanez, Hezbollah, që të mos pajiset me armatime të fuqishme.

Netanyahu tha në muajin prill se koordinimi i ngushtë ushtarak me Rusinë është i nevojshëm për evitimin e “gabimeve, keqkuptimeve dhe incidenteve potenciale”.

XS
SM
MD
LG