Ndërlidhjet

logo-print

Prishtinë: Është hapur panairi i librit


Pamje e një pjese të Prishtinës

Pamje e një pjese të Prishtinës

Për të tetëmbëdhjetë herë me radhë në Prishtinë sonte është hapur Panairi i Librit. Në këtë panair, që është organizuar nga Shoqata e Botuesve të Kosovës, pritet të marrin pjesë rreth 100 shtëpi botuese.

Panairi do të ketë edhe mysafirët e nderit, shkrimtarë të shquar shqiptarë dhe të huaj.

Të pranishëm në ketë panair do të jenë shtëpi botuese nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia.

Panairin do të jetë i hapur nga data 7 deri më 12 qershor në Pallatin e Rinisë.

Panairi i librit i Prishtinës organizohet çdo vit. Panairi i parë, që ishte vlerësuar si tejet i rëndësishëm, është mbajtur prej 17-22 nëntor 1999, ndërsa të tjerët organizohen gjatë periudhës maj-qershor.

XS
SM
MD
LG