Ndërlidhjet

SHBA: Hillary Clinton e shpalli vetveten të nominuar të demokratëve


Hillary Clinton gjatë ditës së djeshme në një tubim të mbështetësve të saj në Kaliforni

Hillary Clinton gjatë ditës së djeshme në një tubim të mbështetësve të saj në Kaliforni

Ish-sekretarja amerikane e shtetit, Hillary Clinton, mbrëmë vonë e ka shpallur vetveten të nominuar të Partisë Demokratike për zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara, ndërsa presidenti, Barack Obama, e ka uruar atë për nominim.

Pasi i falënderoi mbështetësit duke thënë se i mundësuan “të arritur të madhe”, ajo theksoi se “për të parën herë në historinë e shtetit tonë një femër do të jetë e nominuar e partisë”.

Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se presidenti, Barack Obama, e ka thirrë zonjën Clinton për t’i uruar sigurimin e “delegatëve të domosdoshëm për fitimin” e nominimit të Partisë Demokratike.

Obama, po ashtu, e ka thirrë edhe kandidatin tjetër për nominim, Bernie Sanders, i cili nuk e ka pranuar disfatën.

Pritet që nesër presidenti Obama të takohet me zotin Sanders.

Komentet e zonjës Clinton, 68 vjeçare, u bënë pak kohë pasi ajo fitoi kundër Sandersit në zgjedhjet partiake në Nju Xherzi, duke e shtuar epërsinë e saj në garën e demokratëve për nominim presidencial.

Zgjedhje partiake janë mbajtur mbrëmë edhe në 5 shtete të tjera, por rezultatet ende po numërohen.

Në garën republikane nominimin tashmë e ka siguruar Donald Trump, i cili ka fituar në pothuajse të gjitha shtetet ku mbrëmë vonë përfunduan votimet partiake të Partisë Republikane.

XS
SM
MD
LG