Ndërlidhjet

logo-print

SHBA dhe India e finalizuan tekstin e marrëveshjes ushtarake


Barack Obama (djathtas) dhe Narendra Modi dje gjatë bisedimeve në Shtëpinë e Bardhë

Barack Obama (djathtas) dhe Narendra Modi dje gjatë bisedimeve në Shtëpinë e Bardhë

Zyrtarë të lartë në Uashington thanë mbrëmë se Shtetet e Bashkuara dhe India e kanë finalizuar tekstin e marrëveshjes për bashkëpunim në shfrytëzimin e përbashkët të logjistikës ushtarake dhe se marrëveshja do të nënshkruhet “shumë shpejt”.

Teksti i marrëveshjes është finalizuar dje gjatë vizitës së kryeministrit të Indisë në Uashington, Narendra Modi, i cili në Shtëpinë e Bardhë për këtë çështje ka biseduar me presidentin amerikan, Barack Obama.

Shtëpia e Bardhë tha pas këtyre bisedimeve se është arritur “progres i rëndësishëm” në “koordinim dhe bashkëpunim” në fushë të sigurisë.

Obama dhe Modi kanë konfirmuar, pas bisedimeve të tyre të djeshme, se Korporata e Energjisë Atomike e Indisë dhe kompania me seli në Shtetet e Bashkuara, Westinghouse, janë në shkallën finale të aranzhimeve kontraktuale për marrëveshjen madhore, pasi para më se një dekade ndërmjet dy vendeve ishte arritur pajtueshmëria atomike civile.

XS
SM
MD
LG