Ndërlidhjet

logo-print

SHBA: Sanders thotë se e vazhdon garën partiake


Bernie Sanders

Bernie Sanders

Kandidati demokrat për president amerikan, Bernie Sanders, ka refuzuar ta pranoj disfatën në garën për nominim, duke shprehur përkushtim për “vazhdim të luftës”, megjithë faktin se rivalja e tij, Hillary Clinton, ka pretenduar fitore në garën për nominim të demokratëve për zgjedhjet presidenciale.

“Të martën e ardhshme, ne vazhdojmë të luftojmë në zgjedhjet e fundit partiake në Uashington DC”, tha senatori, Bernie Sanders, para mbështetësve të tij në Kaliforni.

Mëtutje, ai theksoi se lufta “për drejtësi sociale, ekonomike, racore dhe të ambientit”vazhdon në Filadelfi, ku mbahet Konventa Kombëtare e Partisë Demokratike, në të cilën zyrtarisht nominohet kandidati për zgjedhjet presidenciale në nëntor të këtij viti.

Dje janë mbajtur zgjedhje partiake të demokratëve në 6 shtete. Clinton ka fituar në Nju Xherzi, Nju Meksiko dhe në Dakotën Jugore, ndërsa Sanders arriti fitore në Dakotën Veriore. Projeksionet aktuale janë në favor të tij që të fitoj edhe në Montana.

Por, gara zgjedhore demokrate më e rëndësishme zhvillohet në Kaliforni, ku vendvotimet janë mbyllur në orën 5 të mëngjesit të sotëm sipas kohës së Evropës së Mesme dhe rezultatet ende po numërohen.

Në garën republikane, kandidati Donald Trump, që tashmë praktikisht e ka sigurar nominimin për zgjedhjet presidenciale të nëntorit, ka fituar në Nju Xherzi, Dakotën Jugore, Nju Meksiko, Kaliforni dhe Montana.

XS
SM
MD
LG