Ndërlidhjet

Hoti: Të fiskalizohen të gjitha pikat e karburanteve


Ministri i Financave, Avdullah Hoti
Ministri i Financave, Avdullah Hoti

Ministri i Financave në Qeverinë e Kosovës, Avdullah Hoti, ka deklaruar të mërkurën se është momenti i fundit që të përfundoj fiskalizimi i të gjitha pikave të karburanteve. Ministri Hoti këtë deklaratë e bëri gjatë takimit që pati me përfaqësues të Shoqatës së Naftëtarëve.

“Administrata Tatimore e Kosovës do t’i merr të gjitha masat ligjore për kontrollin e subjekteve dhe zbatimin e ligjshmërisë sa i përket fiskalizimit të pikave të shitjes së karburanteve”, ka thënë ai.

Në një komunikatë për media ndërkaq, thuhet se përfaqësuesit e naftëtarëve, kanë shpreh gatishmërinë që të bashkëpunojnë me të gjitha institucionet relevante në mënyrë që ky proces të përfundoj sa më shpejt.

Procesi i fiskalizimit ja filluar para disa vitesh, por vazhdimisht është ballafaquar më probleme, pasi jo të gjithë operatorët ekonomik kanë pranuar pajisjen më arka fiskale.

XS
SM
MD
LG