Ndërlidhjet

OKB: Irani po nxit urrejtje ndaj komunitetit Baha


Ilustrim
Ilustrim

Ekspertët e OKB-së për të Drejtat e Njeriut kanë thënë se zyrtarët iranian janë duke nxitur urrejtje ndaj pjesëtarëve të minoritetit fetar, Baha në Iran.

Një komunikatë e publikuar sot nga Komisioni i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, e ka akuzuar autoritetin fetar, politik dhe atë të drejtësisë të Iranit për “sulme verbale” që shpërfaqin “mungesë tolerance ekstreme” drejt komunitetit Baha.

Komunikata gjithashtu thotë se këto “mund të inkurajojnë diskriminim dhe akte të mundshme të dhunës nga të tjerët ndaj këtij grupi".

Raportuesi special i OKB-së për të drejtat e njeriut në Iran, Ahmed Shaheed, ka thënë se ndaj komunitetit Baha bëhet “persekutim i vazhdueshëm dhe sistematik” nga qeveria e Iranit duke shkelur kështu obligimet ligjore ndërkombëtare.

OKB thotë se momentalisht në burgjet iraniane ka 72 pjesëtarë të Baha, “thjeshtë për shkak të besimit dhe praktikave të tyre fetare”.

XS
SM
MD
LG