Ndërlidhjet

Sharapova, 2 vjet larg fushës së tenisit


Tenistja ruse, Maria Sharapova - Arkiv

Tenistja ruse, Maria Sharapova - Arkiv

Tenistja ruse, Maria Sharapova, është pezulluar nga aktivitetet sportive për dy vjet nga Federata Ndërkombëtare e Tenisit. Vendimi është marrë pasi tenistja ruse akuzohet se përdori droga që ndikojnë në aftësitë sportive.

Vendimi i publikuar sot nga organizata botërore e tenisit, e llogarit dënimin prej 26 janarit të këtij viti kur u zbulua se Sharapova kishte përdorur meldonium. Ajo nuk do të marrë pjesë në gara deri më 26 janar të vitit 2018.

Ndaj vendimit, tenistja mund të ankohet në Gjykatën e Arbitrazhit për Sport.

Fituesja e pesëfisht e çmimeve të mëdha të tenisit, ka njoftuar vet në muajin mars se ishte pezulluar pasi kishte dështuar të kaloj testet e dopingut në muajin janar.

Atëkohë ajo kishte thënë se nuk ka qenë në dijeni se agjencia boterore kundër dopingut e kishte ndaluar përdorimin e meldoniumit nga janari i atij viti.

Avokati i Sharapovës, John Haggerty, ka thënë se ajo kishte marrë meldonium pasi kishte hyrë në fuqi ndalimi i tij.

Tenistja ruse ka thënë se asaj i ishte dhënë meldoniumi nga mjekët në vitin 2006, për arsye shëndetësore.

XS
SM
MD
LG