Ndërlidhjet

Policia turke fajëson kurdët për sulmet e dy ditëve


Ilustrim

Ilustrim

Policia turke thotë se sulmuesit vetëvrasës kurdë ishin ata që e shpërthyen veturën me eksploziv para një shtabi policor në afërsi të kufirit, Turqi Siri më 8 qershor.

Sulmi mori jetën e katër personave.

Një zyrtar i Ministrisë së Brendshme ka thënë se viktimat përfshijnë 2 civilë dhe dy police.

Sulmi në qytezën e Midiat, në krahinën Mardin, është bërë derisa shënohet rritje e dhunës në Turqi.

Një ditë më parë një sulmues e ka përplasur makinën me bomba për një veturë policore duke vrarë 11 persona.

Zyrtari i Ministrisë së Brendshme ka thënë se autoritetet kanë dëshmi të fuqishme që Partia e Punës së Kurdistanit, e shpallur e paligjshme në Turqi, ka kryer sulmet më 7 dhe 8 qershor në këtë vend.

XS
SM
MD
LG