Ndërlidhjet

Modi kërkon forcimin e bashkëpunimit ushtarak me SHBA-të


Kryeministri indian, Narendra Modi gjatë takimit me presidentin amerikan, Barack Obama - 6 qershor 2016
Kryeministri indian, Narendra Modi gjatë takimit me presidentin amerikan, Barack Obama - 6 qershor 2016

Kryeministri indian, Narendra Modi, i ka thënë një sesioni të përbashkët të Kongresit amerikan se Nju Delhi dhe Uashingtoni kanë tejkaluar “hezitimet historike” dhe se tani janë të gatshëm për bashkëpunim më të madh ushtarak.

Modi, gjatë fjalimit të mbajtur sot iu ka thënë ligjvënësve amerikanë se duhet pasur lidhje më të fuqishme ekonomike dhe të mbrojtjes në mes të dy vendeve.

Duke e përmendur si kërcënim në rritje nga militantët e Shtetit Islamik dhe grupe të tjera ekstremiste, Modi ka thënë se “nevoja e qastit për ne është të thellojmë bashkëpunimin tonë të sigurisë”.

Ai ka thënë se të dy vendet, SHBA-të dhe India kanë “humbur civilë dhe ushtarë” në luftën kundër terrorizmit.

Fjalimi i Modit në Kongresin amerikan u mbajtë një ditë pasi ai u takua me Presidentin amerikan, Barack Obama në Shtëpinë e Bardhë.

Zyrtarë të lartë amerikanë, pas takimit të djeshëm kanë thënë se teksti i një marrëveshjeje për ndarje të logjistikës ushtarake është finalizuar dhe do të nënshkruhet “shumë shpejtë”.

XS
SM
MD
LG