Ndërlidhjet

Kuvendi mban sot seancë - merr pjesë edhe Vetëvendosje


Kuvendi i Kosovës - foto arkivi

Kuvendi i Kosovës - foto arkivi

Kuvendi i Kosovës mban sot seancën e radhës, në të cilën do të shqyrtohen disa projektligje.

Ato përfshijnë Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes Financiare ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Investime në Projektin e Rehabilitimit të Linjës Hekurudhore dhe Projektligjin për Investimet Strategjike në Republikën e Kosovës.

Karakteristikë e kësaj seance është rikthimi i paralajmëruar në Kuvend i partisë më të madhe opozitare, Lëvizja Vetëvendosje, pas gati 90 ditësh nga braktisja e seancave plenare.

Opozita, që përfshin edhe Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partinë Nisma, ka braktisur Kuvendin në shenjë kundërshtimi me marrëveshjet për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë dhe demarkacionin e kufirit me Malin e Zi.

XS
SM
MD
LG