Ndërlidhjet

logo-print

Shqipëria do të presë 1,900 muxhahedinë në 2016


Kuvendi i Shqipërisë

Kuvendi i Shqipërisë

Qeveria e Shqipërisë pret të strehojë, brenda vitit 2016, afro 1,900 muxhahedinë - opozitarë iranianë të strehuar në kampe të ndryshme në Irak.

Kjo është bërë e ditur nga nënkryetari i Komisionit Parlamentar të Sigurisë, Flamur Noka.

Grupet e para të muxhahedinëve në Shqipëri kanë nisur të arrijnë në pranverën e vitit 2013, pasi qeveria e ish-kryeministrit Sali Berisha i është përgjigjur pozitivisht kërkesës amerikane, të bërë nga sekretarja amerikane e Shtetit në atë kohë, Hillary Clinton.

Deri më tani, numri i muxhahedinëve ka arritur në 1,001 persona.

Thuhet se ata janë integruar në komunitet dhe jetojnë në banesa kolektive në periferi të Tiranës.

Për më shumë hollësi, lexoni materialin e publikuar te Zëri i Amerikës.

XS
SM
MD
LG