Ndërlidhjet

logo-print

Palestinezëve u ndalohet hyrja në Izrael


Pas sulmit në Tel Aviv më 8 qershor...

Pas sulmit në Tel Aviv më 8 qershor...

Izraeli ka pezulluar lejet e hyrjes për dhjetëra-mijëra palestinezë gjatë Muajit të Ramazanit, si pasojë e një sulmi vdekjeprurës në Tel Aviv.

Dy palestinezë kanë hapur zjarr të mërkurën në qendër të këtij qyteti, duke vrarë katër veta.

Sipas policisë, sulmuesit kanë qenë nga fshati Jata i Bregut Perëndimor.

Grupi islamist Hamasi ka lavdëruar sulmin, por nuk e ka marrë përgjegjësinë për të.

Izraeli ka njoftuar sot se 83,000 leje për palestinezët në Bregun Perëndimor, për të vizituar të afërmit e tyre në Izrael gjatë Ramazanit, janë ngrirë.

Autoritetet kanë thënë se lejet janë pezulluar edhe për qindra palestinezë në Rripin e Gazës.

Që nga viti i kaluar ka pasur rritje të dhunës palestineze kundër izraelitëve, përfshirë të shtëna me armë zjarri dhe therje me thika.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, i cili ka vizituar vendin e sulmit në Tel Aviv, ka thënë se ai është një krim i egër i “vrasjes dhe terrorizmit”.

XS
SM
MD
LG