Ndërlidhjet

Obama bën thirrje për unitetin e demokratëve


Presidenti i SHBA-së, Barack Obama.

Presidenti i SHBA-së, Barack Obama.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka thënë se shpreson se demokratët do të bëhen bashkë, pasi Hillary Clinton ka siguruar delegatët e nevojshëm për t’u emëruar kandidate për presidente.

Rivali i saj partiak, Bernie Sanders, është zotuar se do të luftojë, pavarësisht presionit të figurave të Partisë Demokratike për t’u tërhequr nga gara.

Obama nuk i ka bërë thirrje Sandersit të tërhiqet, por ka thënë se senatori i Vermontit e ka bërë Clintonin “kandidate më të mirë”.

Duke folur për televizionin NBC, Obama ka thënë se gara nuk ka qenë e lehtë.

“Mendoj se Bernie Sanders ka sjellë energji dhe ide të reja. Ai e ka shtyrë dhe sfiduar partinë. Mendoj se e ka bërë Hillaryn kandidate më të mirë. Shpresoj se gjatë javëve të ardhshme, do t’i bëjmë gjërat bashkë”, ka thënë Obama.

Në kampin republikan, kandidat i pritur për president është Donald Trump.

Zgjedhjet presidenciale në SHBA mbahen këtë nëntor.

XS
SM
MD
LG