Ndërlidhjet

logo-print

Hyseni: Janë 33 kallëzime penale për një vit në luftën kundër terrorizmit


Kuvendi i Kosovës

Kuvendi i Kosovës

Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni ka thënë para Kuvendit të Kosovës se për një vit që kur ka hyrë në fuqi Ligji që ndalon pjesëmarrjen në luftërat e huaja, janë ngritur 33 kallëzime penale që ndërlidhen me terrorizmin.

Këtë pasqyrë, Hyseni e ka prezantuar në përgjigjen që i ka kthyer pyetjes së parashtruar nga deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Alma Lama rreth efekteve që ka prodhuar Ligji që ndalon pjesëmarrjen në luftërat e huaja.

“Bëhet një vit që ka hyrë të fuqi ligji. Në gjuhën e numrave brenda kësaj periudhe në pajtim më dispozitat e këtij ligji janë ngrit 33 kallëzime penale dhe mund të themi se ligji ka prodhuar konsekuenca shumë pozitive, sepse po e përmbyllim muajin e dhjetë që nuk është regjistruar as një rast i vetëm i shkuarjes në konflikte të huaja duke përjashtuar këtu dy tentime në muajin tetor dhe nëntor që janë parandaluar nga Policia e Kosovës”, ka theksuar Hyseni

XS
SM
MD
LG