Ndërlidhjet

logo-print

Kosova së paku edhe një vit nuk debuton në garat evropiane


Nga ndeshja e Kosovës me Haitin në Mitrovicë - mars 2014.

Nga ndeshja e Kosovës me Haitin në Mitrovicë - mars 2014.

Klubet e futbollit të Kosovës do të duhet të presin së paku një vit për të debutuar në garat evropiane, pasi kanë dështuar të veprojnë me kohë në harmoni me rregullat e UEFA-s për të luajtur sezonin e ardhshëm, raporton AP.

Kosova është pranuar si vendi i 55-të anëtar i Federatës Evropiane të Futbollit, muajin e kaluar.

Kjo u ka siguruar vend fituesve të ligës dhe kupës së Kosovës në xhirot e para kualifikuese të Ligës së Kampionëve dhe Ligës së Evropës, nëse klubet do t'i përmbushnin rregullat e UEFA-s të licensimit dhe rregullat për lojë korrekte financiare.

Por, UEFA ka thënë se kampioni i Kosovës, Ferronikeli, dhe fituesi i Kupës, Prishtina, “nuk i kanë përmbushur plotësisht rregullat e licensimit” dhe “rrjedhimisht, nuk kanë të drejtë të hyjnë në garat e UEFA-s në sezonin 2016-2017”.

Kjo pason vlerësimin nga administrata e UEFA-s në bashkëpunim me auditorët e pavarur.

XS
SM
MD
LG