Ndërlidhjet

Panairi i Librit në Prishtinë


Për të tetëmbëdhjetë herë me radhë në Prishtinë po mbahet Panairi i Librit. Në këtë panair, që është organizuar nga Shoqata e Botuesve të Kosovës, po marrin pjesë rreth 100 shtëpi botuese. Në këtë panair janë ftuar mysafirët e nderit, shkrimtarë të shquar shqiptarë dhe të huaj. Të pranishme në ketë panair janë shtëpi botuese nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia. Panairi do të jetë i hapur deri më 12 qershor në Pallatin e Rinisë. Panairi i librit i Prishtinës organizohet çdo vit. Panairi i parë, që ishte vlerësuar si tejet i rëndësishëm, është mbajtur prej 17-22 nëntor 1999, ndërsa të tjerët organizohen gjatë periudhës maj-qershor.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG