Ndërlidhjet

logo-print

Sanders: Së shpejti takohem me rivalen Clinton


Bernie Sanders (majtas) dhe Barack Obama gjatë takimit të sotëm në Shtëpinë e Bardhë

Bernie Sanders (majtas) dhe Barack Obama gjatë takimit të sotëm në Shtëpinë e Bardhë

Kandidati për nominim demokrat për zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara, Bernie Sanders, thotë se në një të ardhme të afërt do të takohet me rivalen e tij, Hillary Clinton, për të diskutuar për të punuar së bashku për ta mundur kandidatin republikan, Donald Trump.

Ai është shprehur se do të bëjë çdo gjë të mundshme që Donald Trump të mos bëhet president i ardhshëm i Shteteve të Bashkuara.

Këto komente ai i bëri sot pas takimit me presidentin e Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, në Shtëpinë e Bardhë.

Senatori nga Vermonti, Bernie Sanders, tha se do të garoj në zgjedhjet partiake demokrate të martën e ardhshme.

Presidenti Barack Obama, tha mbrëmë se shpreson se ndarjet e paraqitura ndërmjet demokratëve gjatë fushatës për nominim presidencial së shpejti do të zbuten.

Zoti Obama ka folur edhe për senatorin, Bernie Sanders.

“Mendoj se Bernie Sanders ka sjellë energji të fuqishme dhe ide të reja. Ai e ka shtyrë dhe sfiduar partinë. Mendoj se e ka bërë Hillaryn kandidate më të mirë. Shpresoj se gjatë javëve të ardhshme, do t’i bëjmë gjërat bashkë”, ka thënë Obama në intervistën për rrjetin NBC.Në kampin republikan, i nominuar i pritur për president është Donald Trump.

Zgjedhjet presidenciale në SHBA mbahen këtë nëntor.

XS
SM
MD
LG