Ndërlidhjet

Obama mbështet Clinton për presidente të SHBA-së


Presidenti Obama dhe kandidatja për presidente, Hillary Clinton
Presidenti Obama dhe kandidatja për presidente, Hillary Clinton

Presidenti i SHBA-së, Barack Obama, ka mbështetur Hillary Clinton, ish sekretaren e shtetit, për Presidente të ardhshme – duke thënë se mendon që asnjëherë nuk ka patur një kandidat më të kualifikuar për të ushtruar detyrën.

Duke folur në një video fushate për Clintonin që u publikua të mërkurën më 9 qershor, pasi u taku me Bernie Sanders, kundërshtarin e Clinton për nominimin e Partisë Demokratike, Obama tha se ai ishte me Clintonin dhe “mezi pret që të fillojë fushatën së bashku me Hillary”.

Obama tha se Clinton dhe Sanders “mund të kenë qenë kundërshtarë gjatë garës, por që të dy janë patriotë”, që “ndajnë një vizion për Amerikën në të cilën besojmë … një Amerikë shpresëdhënëse, një Amerikë që ka zemrën e madhe, një Amerikë të fortë, dhe të drejtë, dhe që i ofron secilit fëmijë një shans që edhe ne e kishim”

Clinton mirëpriti mbështetjen e Obamës.

Kundër kandidati Sanders tha pas takimit me Obamën se do ta vazhdojë fushatën e tij dhe do të ngrejë çështjet thelbësore në konventën e partisë në muajin korrik, pavarësisht deklarimit të Clinton se ajo ka fituar nominimin.

Sanders nuk e mbështeti Clintonin dhe as nuk i njohu asaj të drejtën e nominimit demokrat.

Clinton e deklaroi fitoren e saj në garën për nominimin e demokratëve që me 7 qershor, pasi fitoi në Kaliforni, New Jersey, New Mexico dhe Dakotën Jugore.

XS
SM
MD
LG