Ndërlidhjet

logo-print

SHBA: Shtytje për implementimin e marrëveshjes paqësore në Ukrainë


Këshilltarja për siguri kombëtare e Shtëpisë së Bardhë, Susan Rice

Këshilltarja për siguri kombëtare e Shtëpisë së Bardhë, Susan Rice

Shtëpia e Bardhë po bënë presion për implementimin e marrëveshjeve për paqe në pjesën lindore të Ukrainës, para se presidenti amerikan, Barack Obama, ta përfundoj mandatin e tij, ka thënë mbrëmë këshilltarja për siguri kombëtare, Susan Rice.

Derisa biseimet aktuale ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës ishin joproduktive, zonja Rice tha se ajo sheh potencial për zgjidhje deri në fund të vitit.

Zoti Obama largohet nga presidenca më 20 janar të vitit të ardhshëm.

Duke folur në një tubim të organizuar nga Washington Post, Susan Rice ka theksuar se zyrtarët amerikanë po i intensifikojnë përpjekjet me kolegët francezë dhe gjermanë, për t’i bindur Rusinë dhe Ukrainën t’i zbatojnë pjesët e tyre të marrëveshjes paqësore të nënshkruar në Minsk të Bjellorusisë, në shkurt të vitit 2015.

XS
SM
MD
LG