Ndërlidhjet

Kazakistan: Forcat e sigurisë i kanë vrarë pesë militantë të dyshuar


Pamje e forcave të sigurisë gjatë operacionit të sotëm kundër militanëve të dyshuar në Aktobe të Kazakistanit

Pamje e forcave të sigurisë gjatë operacionit të sotëm kundër militanëve të dyshuar në Aktobe të Kazakistanit

Forcat e sigurisë së Kazakistanit i kanë vrarë pesë militantë të dyshuar në qytetin Aktobe, në pjesën veriperëndimore të këtij vendi, ku një ditë më parë janë vrarë së paku 20 vetë.

Në kumtesën e Komitetit të Sigurisë Kombëtare theksohet se njësia e forcave speciale sot ka depërtuar me forcë në një banesë dhe i ka vrarë katër “terroristë”.

Personi i pestë i vrarë ishte një i armatosur që ka hapur zjarr kundër policisë në rrugë.

Nuk është raportuar për të vrarë në mesin e forave të sigurisë.

Në kumtesë thuhet se militantët e vrarë ishin të dyshuar se kanë marrë pjesë në një sulm më 5 qershor dhe se po vazhdon kërkimi për një numër të paspecifikuar të militanëtve, që po ashtu janë të dyshuar.

XS
SM
MD
LG