Ndërlidhjet

logo-print

U përkujtua dashuria e Muhammad Aliut për njerëzit e të gjitha feve


Njerëzit duke vendosur lule afër fotografisë së Muhammad Aliut më 4 qershor në Feniks të Arizonës

Njerëzit duke vendosur lule afër fotografisë së Muhammad Aliut më 4 qershor në Feniks të Arizonës

Afro 14 mijë njerëz kanë marrë pjesë në një lutje myslimane për legjendën e boksit amerikan dhe botëror, Muhammad Ali, në qytetin e tij të lindjes Luizvill të Shteteve të Bashkuara.

Lutja e mbrëmshme ishte e hapur për çdokend, por dominonin myslimanët nga e gjithë bota, që kishin ardhur në Luizvill për ta nderuar njeriun, i cili konsiderohej hero i religjionit.

Vetë Mohammad Ali e kishte planifikuar një lutje të tillë, derisa ishte gjallë.

Përkujtimi u mbajt në kompleksin sportiv, Freedom Hall, ku Aliu e kishte fituar takimin e tij të parë profesional në boks në vitin 1960.

Vetë Muhammad Ali kishte insistuar që përkujtimi të ishte i hapur për të gjithë, prandaj në mesin e pjesëmarrësve kishte të ri, të moshuar, zezakë, të bardhë, mylimanë, hebrenjë dhe të krishterë.

Imami Zaid Shakir, intelektual i njohur myliman në Shtetet e Bashkuara, i cili e ka udhëhequr këtë lutje, i tha masës së tubuar se “të gjithë janë të dashur të Muhammad Aliut”.

Boksieri Ali, i njohur për dëshirën e tij për të bërë shou, për aktivitetin e tij politik dhe përkushtimin për çështje humanitare, vdiq në Arizona, më 3 qershor, në moshën 74 vjeçare.

Varrimi i tij bëhet sot më vonë gjatë ditës në një arenë sportive në Luizvill.

XS
SM
MD
LG