Ndërlidhjet

logo-print

Gjykata heq paraburgimin për “revolucionarët shumëngjyrësh”


"Revolucionarët shumëngjyrësh"

"Revolucionarët shumëngjyrësh"

Gjykata Penale e Shkupit shfuqizoi vendimin për paraburgim shtëpiak prej 45 ditësh, për dy anëtarë të partisë “E Majta”, Zdravko Savevskit dhe Vlladimir Kunovskit. Gjykata vendosi që të vë masën e kujdesit, që nënkupton paraqitjen e tyre në organet e rendit në kohë të caktuar, deri më 6 korrik, kur dhe është caktuar seanca gjyqësore.

Ndërkohë, një pjesë e personaliteteve publike, që njihen si kritikues të pushtetit, janë dënuar me 50 euro gjobë, për shkak të, siç thuhet, dëmtimit të objekteve të institucioneve shtetërore, përkatësisht ngjyrosjes së tyre gjatë protestave.

Vlladimir Kunovski, menjëherë pas vendimit të gjykatës penale, që së bashku me Zdravsko Savevskin akuzohen se e kanë demoluar Zyrën Popullore të presidentit Gjorge Ivanov më 13 prill të këtij viti, falënderoi, siç tha, organet e pushtetit, “për marketingun që i kanë bërë partisë që përfaqësojnë dhe njëkohësisht revolucionit shumëngjyrësh."

“Maqedonia është në krizë edhe në aspektin e sigurisë, sepse organet e sigurisë shfrytëzohen vetëm nga ana e pushtetit për interesa personale dhe jo interesa të shtetit. Vetëm si ilustrim do të theksoja se gjatë arrestimit tonë ishin prezentë 12 përfaqësues të njësitit special “Alfa”, përderisa gjatë arrestit shtëpiak gjatë ditëve të para unë numëroja për çdo ditë nga 17 policë të uniformuar, të cilët vinin në shtëpinë time”, ka theksuar Kunovski.

Ai ka shtuar se do të vazhdojë të protestojë kundër politikave të pushtetit dhe nuk do të lëshojë pe kundrejt presionit nga ana e organeve të sigurisë.

Por, veprimet e gjykatës nga njohës të rrethanave u panë si vendim politik. Arsim Sinani, njohës i çështjeve politike dhe drejtues i Qendrës për Studime Ndërkombëtare dhe Hulumtime Ballkanike, thotë se “vendimi i gjykatës për të liruar nga masa paraburgimit përfaqësuesit e revolucioni shumëngjyrësh është bërë me direktivë të pushtetit dhe një vendimi politik, në vazhdën e vendimeve politike që po i ndërmerr qeveria deri në përzierjen në gjyqësor”.

Por, ndërkohë, organizatorët e revolucionit shumëngjyrësh thonë se të premten mbrëma protestat do të mbahen në formatin e vjetër, duke filluar para Prokurorisë Speciale Publike, për të vazhduar në sheshin e Shkupit, duke hedhur ngjyra drejt institucioneve shtetërore.

Përveç lirimit të të gjithë të arrestuarve, ata kanë kërkuar që deri më 18 qershor Gjykata Kushtetuese të prononcohet për kushtetutshmërinë e funksionimit të Prokurores Speciale Publike, për të shmangur çdo presion politik ndaj këtij institucioni gjatë realizimit të obligimeve në bazë të ligjit. (REL)

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG