Ndërlidhjet

logo-print

Policia në Bangladesh arreston 900 veta në ndjekje të militantëve


Bangladesh - foto arkivi

Bangladesh - foto arkivi

Policia në Bangladesh ka thënë se ka arrestuar rreth 900 veta, në kuadër të ndjekjes së militantëve, pas një sërë sulmesh vdekjeprurëse.

Policia ka thënë të premten se ka nisur një fushatë njëjavore, me fokus arrestimin e militantëve islamikë.

Rreth 40 veta, përfshirë blogerë laikë, akademikë dhe pjesëtarë të pakicave fetare, janë vrarë në pak vjetët e fundit.

Policia, megjithatë, ka sqaruar se jo të 900 të arrestuarit janë militantë të dyshuar.

“Shumë prej tyre janë të dyshuar për krime të tjera. Policia do t’i marrë ata në pyetje dhe do të përpiqet të gjejë se kush për çfarë është përgjegjës”, ka thënë zëvendësinspektori i policisë, Shahidur Rahman.

XS
SM
MD
LG