Ndërlidhjet

Sulmet pengojnë shpërndarjen e ndihmave në Siri


Daraja, Siri - foto arkivi

Daraja, Siri - foto arkivi

Aktivistët sirianë thonë se forcat qeveritare kanë bombarduar një qytet të rrethuar nga rebelët, jashtë Damaskut, duke i penguar banorët që të marrin ndihmat ushqimore, të shpërndara për herë të parë në gati katër vjet.

Organizata bamirëse Gjysmëhëna e Kuqe dhe Kombet e Bashkuara kanë dërguar ushqime dhe barna për njerëzit në Daraja, për herë të parë prejse qyteti është rrethuar nga rebelët në nëntor të vitit 2012.

Vëzhguesi Sirian i të Drejtave të Njeriut, grup që monitoron luftën në Siri, ka thënë se helikopterët qeveritraë kanë hedhur së paku 20 bomba fuçi “në shumë zona të Darajas”.

Daraja ka qenë skenë e disa prej sulmeve më të këqija gjatë luftës civile në Siri.

Konflikti në këtë vend, që nga viti 2011, ka lënë të vrarë mbi 270,000 veta dhe ka zhvendosur miliona të tjerë.

OKB llogarit se janë 592,700 që jetojnë nën rrethim në Siri.

XS
SM
MD
LG