Ndërlidhjet

logo-print

Argjentinë: Pezullohet transmetimi i TV-së ruse


Presidenti rus, Vladimir Putin e shikon në transmetim të drejtpërdrejtë ish presidenten argjentinase, Kristina Kirshner - 10 tetor 2014

Presidenti rus, Vladimir Putin e shikon në transmetim të drejtpërdrejtë ish presidenten argjentinase, Kristina Kirshner - 10 tetor 2014

Autoritetet argjentinase kanë njoftuar sot se kanë vendosur ta pezullojnë transmetimin e televizionit rus, RT, vendim që do të hyjë në fuqi pas 60 ditësh.

Televizioni rus që transmeton lajme 24 orë në gjuhën spanjolle në Argjentinë ka filluar punën në tetor të vitit 2014 me pompozitet, duke u lansuar me një transmetim të drejtpërdrejtë në mes të presidentit rus, Vladimir Putin dhe presidentes së atëhershme argjentinase, Kristina Kirshner.

Marrëveshja e Argjentinës përfshinte RT-në në televizionin e udhëhequr nga qeveria, duke e bërë televizionin rus të parin që e fiton një të drejtë të tillë transmetimi. Kanali televiziv mund të shikohet nga mbi 80 % e popullatës së Argjentinës.

Analisti politik, Adrian Salbuci, ka thënë se arsyeja pse Argjentina po ia pezullon transmetimin RT-së është dhënia e frekuencave të njëjta për transmetuesit vendor.

Por, ka vazhduar ai, vendimi mund të reflektoj animin nga ana konservative të qeverisë së re të Argjentinës të presidentit, Maricio Makri, i cili është inaguruar në muajin dhjetor.

Qeveria është duke e pezulluar transmetimin edhe të një televizioni nga Venezuela që ishte autorizuar nga ish qeveria e majtë. Pushteti aktual e ka ftuar rrjetin amerikan të televizioneve, CNN që të themeloj një kanal televiziv në Argjentinë.

XS
SM
MD
LG