Ndërlidhjet

Deputeti rus e humb mandatin pasi e kundërshtoj aneksimin e Krimesë


Deputeti rus, Ilya Ponomariov - Arkiv
Deputeti rus, Ilya Ponomariov - Arkiv

Duma shtetërore ruse ia ka marrë mandatin e deputetit, Ilya Ponomariov me 413 vota pro dhe vetëm 3 kundër pasi më parë ai kishte votuar kundër aneksimit të gadishullit ukrainas të Krimesë nga Rusia.

Ponomariov ishte i vetmi që në vitin 2014 kishte votuar kundër okupimit rus të Krimesë.

Atij fillimisht i është hequr imuniteti, duke i hapur kështu rrugë nisjes së procesitpenal kundër tij me akuzën se ka shpërdorur para nga një fond shtetëror, një akuzë që ai e mohon.

Deputeti opozitar rus që tani jeton në mes të Ukrainës dhe SHBA-ve, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se votimi për t’ia marrë mandatin e deputetit ka lidhje me zgjedhjet parlamentare që në Rusi do të mbahen në muajin shtator.

“Ky është demonstrim për deputetët e ardhshëm, se ata duhet të jenë besnik dhe vecanërisht kur është në pyetje politika e jashtme, ata nuk duhet kurrë që të përballen me presidentin”, ka thënë ai.

XS
SM
MD
LG