Ndërlidhjet

Tregjet globale të shqetësuara se ‘Brexit’ do e dëmtoj ekonominë


Ilustrim
Ilustrim

Tregjet botërore të aksioneve e kanë kaluar ditën më të keqe që katër muaj pasi janë shtuar shqetësimet për daljen e mundshme të Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian, veprim që njihet me shkurtesën ‘Brexit’.

Kjo gjë shihet si veprim që mund ta dëmtoj tërë ekonominë globale.

Indeksi i aksioneve nga Shangai në Paris dhe Nju Jork, më 10 qershor kanë shënuar rënie derisa sondazhet kanë treguar për mundësinë e daljes së Britanisë nga BE përmes referendumit të 23 qershorit.

Liderët botëror kanë paralajmëruar se dalja e Britanisë nga BE mund të turbullojë tregun dhe mund të shkaktojë edhe shkurtime në treg. Kjo do të dëmtonte para së gjithash Britaninë, porse do të shkaktonte dëme edhe në tërë ekonominë globale.

“Shqetësimi më i madh është që...ky do të ishte hapi i parë prapa”, iu ka thënë gazetarëve në Gjenevë, ish krye ekonomisti i Bankës Qëndrore Evropiane, Otmar Issing.

“Partitë ekstremiste në disa shtete...janë duke e pritur që ta marrin këtë si shembull. Dhe, kjo do të nxiste një dinamikë që do të ishte vështirë të kontrollohet”, ka shtuar më tej ai.

XS
SM
MD
LG