Ndërlidhjet

logo-print

Dy shpërthime e kanë goditur një lagje afër Damaskut


Ilustrim

Ilustrim

Mediat siriane kanë raportuar se dy persona janë vrarë dhe plotë të tjerë janë plagosur gjatë dy sulmeve të sotme në një zonë periferike të Damaskut.

Në këtë lagje gjenden edhe dy zonat më të shenjta shiite në Siri.

Një sulm vetëvrasës me bombë dhe një tjetër sulm me një veturë bombë kanë shpërthyer në hyrje të vendit të shejtë, Sajida Zejnab, që nderohet nga shiitet e tërë botës.

Observatoriumi Sirian për të Drejtat e Njeriut me seli në Britani, raporton se numri i viktimave është nëntë të vrarë dhe 30 të tjerë të plagosur.

Kjo zonë e shenjtë shiite ka qenë cak i shpeshtë i sulmeve vetvrasëse gjatë gjashtë vjetëve të fundit, prejse ka nisur lufta civile në Siri.

Përgjegjësinë për disa prej këtyre sulmeve e kanë marrë grupet e militantëve të Shtetit Islamik.

XS
SM
MD
LG