Ndërlidhjet

Afganistan: Shpërthimi në xhami vret katër persona


Ilustrim
Ilustrim

Një shpërthim brenda një xhamie të një fshati afgan ka vrarë katër persona dhe ka lënduar 40 të tjerë në krahinën lindore afgane, Nangarhar, njofton Ministria e Brendshme e këtij shteti.

Shpërthimi ka ndodhur kur burrat e fshatit në fshatin Hisara ishin mbledhur për kryerjen e lutjeve të së premtës, ka thënë ministria përmes komunikatës.

Imami i xhamisë është në mesin e të vrarë, thuhet më tej në komunikatë.

Ministria ka thënë se ‘sulmi terrorist', është kryer nga “armiqtë e popullit afgan”.

Deri më tash askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

XS
SM
MD
LG