Ndërlidhjet

Marsejë: Policia detyrohet të ndajë anglezët dhe rusët


Ilustrim
Ilustrim

Policia franceze ka ndërhyrë mbrëmë që të ndajë grupet e përkrahësve të kombëtarëve të Anglisë dhe Rusisë të cilët kanë filluar të përleshën me njëri tjetrin në qytetin e Marsejës.

Rreth 1 mijë policë janë vendosur në qytetin mesdhetar ku raportohet se kanë arritur 70 mijë përkrahës të kombëtares angleze dhe 20 mijë përkrahës të kombëtares ruse për të ndjekur ndeshjen Angli Rusi që do të mbahet sonte në kuadër të Euro 2016.

Polica ka thënë se ata i kanë ndarë anglezët dhe rusët, ndërsa së paku dy persona i kanë arrestuar. Policia franceze gjithashtu ka thënë se ata është dashur të përdorin edhe gazin lotësjellës për të shpërndarë disa anglezë të dehur.

Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme në Francë, Pierre-Henri Brandet ka thënë telashet filluan kur përkrahësit e të dy ekipeve filluan të rrihen. Policë britanikë dhe rusë, raportohet se janë duke bashkëpunuar me homolgët e tyre francezë që të ruajnë qetësinë në qytet.

XS
SM
MD
LG