Ndërlidhjet

Libi: Qeveria e mposhtë IS-in në Sirte


Ilustrim

Ilustrim

Forcat e Libisë kanë thënë se e kanë rimarrë kontrollin mbi qytetin port, Sirte i cili mbahej nga militantët e Shtetit Islamik.

Qeveria ka thënë se dy ushtarë janë vrarë dhe tetë të tjerë janë plagosur.

Sirte, qyteti i lindjes së diktatorit të ndjerë, Muamar Gadafi, është vendi më i rëndësishëm që kontrollohej nga IS, jashtë Sirisë dhe Irakut.

Forcat e Libisë, besnike të qeverisë së përkrahur nga OKB në Tripoli, e kanë filluar muajin e kaluar betejën për të rimarrë qytetin.

Zëdhënësi ka thënë se forcat qeveritare gjithashtu e kanë rimarrë nën kontroll një zonë banimi në lindje të Sirte, ndërsa shumë militantë kanë mbetur nën rrethim në qendër të qytetit.

XS
SM
MD
LG