Ndërlidhjet

logo-print

Al Kaida e flet gjuhën e sektarizmit sirian

  • RFE /RL

Pjesëtarë të Frontit Nusra të al Kaidës

Pjesëtarë të Frontit Nusra të al Kaidës

Sam Heller

Derisa grupet ekstremiste islamike, Al Kaida dhe Shteti Islamik, okuponin territore në Siri dhe Irak, ato gjithashtu bënin përpjekje që të vendosnin qëllimet e tyre në të njëjtën vijë interesi me shqetësimet e komuniteteve lokale që i kishin nën kontroll.

Përpjekjet e fundit të Al Kaidës për ta arritur këtë, tregojnë se liderët e tyre besojnë që ata mund ta sigurojnë mbështetjen e sirianëve duke e nxitur një formë vrastare të sektarizmit në këtë shtet.

Qëllimet e grupit militant, Shteti Islamik dhe Al Kaida, janë në përgjithësi globale.Por, derisa IS-i mundohet të shkatërrojë dallimet etnike dhe çfarëdo dallimi tjetër ndërmjet myslimanëve që i udhëheqë, Al Kaida ka avancuar qëllimet e saj duke i marrë parasysh konfliktet lokale të banorëve që i ka nën kontroll.

Tani, nëpërmjet adresimit të fundit me një video, nga Sami al-Oriedi, zyrtari fetar i degës së Al Kaidës në Siri, Al Nusra, dëgjojmë se si Al Kaida argumenton në të mirë të xhihadit në përditshmërinë siriane.

Në këtë video, al-Oriedi e vendos fillimisht konfliktin në Siri brenda një lufte gjithëpërfshirëse në mes të vërtetës dhe idesë së gabuar. Megjithatë, ai flet në të mirë të kësaj lufte duke i përmendur historinë dhe në veçanti dallimet sektare të Sirisë.Nga kjo del se ajo çfarë Fronti Al Nusra dhe Al Kaida dëshirojnë, është që xhihadin sirian ta nxisin përmes sektarizmit helmues, ndoshta edhe gjenocidal.

Fillimisht, mënyra se si al-Oriedi e nis fjalimin e tij, është duke nxjerr në pah simbolizmin fetar të Sirisë, duke përmendur thënie të Profetit Muhamed që flasin për rëndësinë e Sirisë.

Madje, edhe vetë titulli i kësaj videoje, mbështetet në një thënie të Muhamedit.

Al-Oriedi kujton se si Siria dhe kryeqyteti i saj, Damasku, kanë qenë qendra e Kalifatit Omajad, apo Shteti i dytë islamik me radhë i themeluar pas vdekjes së profetit Muhamed, një periudhë që zyrtari i Al Kaidës e quan “të ngjashme me një mrekulli historike”.

Kjo periudhë, sipas tij, ishte dëshmitare e përhapjes së Islamit dhe lulëzimit të ekonomisë dhe dijes.

Sirianët sot janë duke e rikthyer këtë autoritet historik, ka thënë më tej al-Oriedi.

“Ja ku është al-Shami sot, duke e hequr pluhurin e poshtërimit dhe turpit, dhe duke bërë përpjekje që të rikthejë historinë e tij të lavdishme – pasi sekti Nuseiri (një term poshtërues për alavitet, sektit të cilit i takon edhe presidenti Bashar al Assad) fillimisht e dorëzoi tokën myslimane te hebrenjtë dhe më pas e krijuan sistemin e udhëheqjes dhe pushtetit në al-Sham – që të fillojnë një fazë të re në luftën në mes të popullit të së vërtetës dhe të pavërtetës”, thotë al-Oriedi në këtë video mesazh.

Shumica e pjesës kryesore të regjimit të presidentit sirian, Bashar al Assad, që mbahen bashkë nëpërmjet lidhjeve martesore dhe rrjetit farefisnor, kanë prejardhje prej sektit Alevi.

Alevitët historikisht e kanë pasur shumicën e pozitave kryesore në elitën ushtarake dhe atë të shërbimeve të inteligjencës. Përgjatë luftës civile që po zhvillohet në këtë vend, regjimi ka pasur përkrahje nga komuniteti alevit i Sirisë, por edhe nga pjesëtarë të sekteve të tjera, përfshirë edhe shumicën sunite të vendit. Regjimi pretendon se po e mbrojnë shtetin nga kërcënimi i teokracisë shtypëse islamike dhe terrori gjenocidal.

Ndërsa, verdikti për alevitët sirianë, siç e bën të qartë edhe al-Oriedi, është vdekja.

Për të përfunduar mesazhin e tij, al-Oriedi paralajmëron se lufta që gjendet para, do të jetë e kushtueshme dhe ndarëse, porse çmimi duhet të paguhet patjetër për të nderuar të drejtët. Krejt në fund, ai bën thirrje që dijetarët e vendeve islamike ta flasin të vërtetën.

Thirrja e al-Oriedit për zhdukjen e alavitëve sirianë ka qenë pjesa që e ka tërhequr më së shumti vëmendjen, por në shumë mënyra kjo nuk ishte diçka e re. Fronti Al Nusra është parë si i “moderuar”, kryesisht për shkak të veprimeve vrastare dhe tej mase ekstreme të grupit militant, Shteti Islamik.

Në fakt, ishte lideri i Frontit Al Nusra, Abu Muhammad al-Jolani, i cili kishte komentuar për alavitët gjatë një interviste dhënë vitin e kaluar, Al Xhazirës.

“Edhe pas të gjitha masakrave (të alavitëve) të kryera kundër nesh, feja jona është e mëshirshme, dhe ne nuk jemi kriminelë apo vrasës. Ne luftojmë kundër atyre që na luftojnë ne, dhe se në luftojmë kundër shtypjes".

"Edhe alavitët, nëse iu sqarojmë gabimet e tyre dhe se si e kanë braktisur Islamin për pranimin e Alavizmit. Nëse heqin dorë nga armët dhe nga veprimet e Bashar al Assadit, atëherë ne do i konsideronim të sigurt. Në fakt, ne do ta merrnin përsipër që t’i mbronim ata”, ka thënë gjatë kësaj interviste shefi i Frontit Al Nusra.

Disa i interpretuan gabimisht deklarimet e tij si një formë e re e tolerancës dhe pajtimit, por aty bëhej qartë nënvizimi i alavitëve si njerëz që e kanë braktisur Islamin. Mesazhi thoshte që nëse alavitët nuk konvertohen në formën e islamit sipas vizionit të Al Nusrës, atëherë ata i pret një vdekje e tmerrshme.

Kjo formë e dhunës ndaj alavitëve dhe sekteve të tjera myslimane shkon përtej xhihadizmit. Mirëpo, në Siri, antipatia ndaj alavitëve ka gjithashtu lidhje me shtypjen prej disa dekadave të një regjimi që dominohet nga një grup i vogël kryesisht alavit.

Mesazhi i fundit i zyrtarit fetar të Al Nusrës, al-Oriedi e vendos në pah sidomos këtë zemërim sektar. Ai ka kohë që është munduar të ndërtojë një urë në mes të publikut sunit sirian dhe Al Kaidës. Dhe, në mes të xhihadit global dhe shqetësimeve të sirianëve, duket se revanshizmin sektar e ka llogaritur si interes të përbashkët të të dyjave.

Përgatiti: Artan Haraqija
XS
SM
MD
LG