Ndërlidhjet

EURO 2016: Shqipëria humb nga Zvicra me rezultat 0:1


Ilustrim
Ilustrim

Shqipëria nuk e ka nisur mirë pjesëmarrjen në Kampionatin Evropian të Futbollit, EURO 2016 pasi qysh në minutat e parë ka pësuar gol nga Zvicra.

Pas 90 minutash të rregullta dhe tre minutash lojë shtesë, Shqipëria e ka humbur ndeshjen ndaj Zvicrës me rezultatin 0:1 në Lens të Francës.

Golin për zvicranët e shënoj Fabian Schar në minutën e pestë të ndeshjës.

Pjesën më të madhe të ndeshjes, kombëtarja shqiptare ka pasur ekip me një lojtar më pak. Në minutën e 37-të, kapiteni i ekipit shqiptar, Lorik Cana ndëshkohet me një karton të dytë të verdhë, që sipas rregullave të futbollit, nënkupton edhe përjashtim nga loja.

Pas një ore do të nis ndeshja e dytë për sot, në mes të Uellsit dhe Sllovakisë, ndërsa ndeshja kryesore është ajo në mes të Anglisë dhe Rusisë me fillim në orën 21.

Nikoqiri, Franca e ka mundur mbrëmë Rumaninë me rezultatin 2:1.

XS
SM
MD
LG