Ndërlidhjet

EURO 2016: Sërish ndërhyjnë njësitë speciale policore


Pamje nga përleshjet në Marsejë
Pamje nga përleshjet në Marsejë

Policia franceze ka njoftuar se edhe sot ka pasur përleshje të ashpra në mes të përkrahësve të kombëtareve të Anglisë dhe Rusisë, në qytetin e Marsejës, pak orë para se të nisë ndeshja në të dy ekipeve.

Njësitë speciale kanë gjuajtur gaz lotësjellës për të shpërndarë përkrahësit e të dy ekipeve.

Shefi i policisë lokale, Laurent Nunez ka thënë se autoritetet kanë hapur korridore të ndara për përkrahësit e kombëtares angleze dhe asaj ruse, me qëllim që të dy palët të mbahen ndaras.

Televizonet lokale franceze kanë raportuar se ishin anglezët ata që e kanë nisur konfliktin duke gjuajtur shishe të zbrazëta dhe karrike, ndërsa të njejtit janë përleshur edhe me njësitë speciale të policisë franceze.

I njëjti skenar ka qenë edhe dy ditëve të fundit, kur adhuruesit e ekipit anglez janë përleshur me rusët dhe forcat policore franceze.

XS
SM
MD
LG