Ndërlidhjet

Siri: Rritet numri i viktimave nga sulmet në zonat shiite


Zona ku ka ndodhur sulmet e sotme - Damask
Zona ku ka ndodhur sulmet e sotme - Damask

Mediat shtetërore siriane kanë thënë se numri i viktimave në një lagje periferike të Damaskut, ka shkuar në 12 të vrarë dhe 55 të tjerë, përfshirë edhe fëmijë të lënduar në sulmet e njëpasnjëshme që u kryen në zonën e rëndësishme shiite.

Një sulm vetëvrasës me bombë dhe një tjetër sulm me një veturë bombë kanë shpërthyer në hyrje të vendit të shenjtë, Sajida Zejnab, që nderohet nga shiitet e tërë botës.

Observatoriumi Sirian për të Drejtat e Njeriut me seli në Britani, raporton se numri i viktimave është 20 të vrarë.

Grupi militant Shteti Islamik e ka marrë përsipër përgjegjësinë për sulmin.

Kjo zonë e shenjtë shiite ka qenë cak i shpeshtë i sulmeve vetvrasëse gjatë gjashtë vjetëve të fundit, prejse ka nisur lufta civile në Siri.

XS
SM
MD
LG