Ndërlidhjet

Mbahen parada pro homoseksualve në Poloni, Kroaci dhe Itali


Pamje arkivi nga parada pro homoseksualve në Split, Kroaci - qershor 2012
Pamje arkivi nga parada pro homoseksualve në Split, Kroaci - qershor 2012

Disa mijëra persona kanë marshuar në paradën pro homoseksualve më 11 qershor në Poloni, Kroaci dhe Itali në kërkim të të drejtave të këtij grupi minoritar.

Paradat në Varshavë dhe Zagreb janë mbajtur pas rritjes së përkrahjes për politikanët e të djathtës, diçka që paraqet sfidë të re për aktivistët e të drejtave të homoseksualve.

Në Zagreb, ish ministri i brendshëm, Ranko Ostojiq dhe disa figura të njohura publike i janë bashkuar ngjarjes në fjalë të titulluar, “Kroacia nuk ka mbaruar ende”.

Aktivistët e këtyre të drejtave kanë paralajmëruar se Kroacia është duke ecur më shumë drejt të djathtës derisa qeveriset nga konservativët prej muajit janar.

Në Poloni, gjithashtu janë rritur shqetësimet për të drejtat e këtij grupi minoritar nën qeverisjen e djathtë që e mori pushtetin në muajin nëntor.

XS
SM
MD
LG