Ndërlidhjet

logo-print

Kiev: Marshi pro LGBT mbahet pa incidente


Marshi pro LGBT në Kiev

Marshi pro LGBT në Kiev

Një marsh pro komunitetit LGBT është mbajtur sot pa ndonjë incident të madh në kryeqytetin ukrainas, Kiev.

Marshi është mbajtur në prani të forcave të shumta policore.

Sipas raportimeve, 6 mijë pjesëtarë të policisë kanë siguruar rreth 1 mijë pjesëmarrës në Marshin e Barazisë të mbajtur sot.

Ambasadori suedez në Ukrainë, Andreas von Beckerath, udhëheqësja e të gjelbërve në Parlamentin Evropian, Rebecca Harms dhe Sergei Leschchenko, pjesëtar i parlamentit ukrainas kanë marrë pjesë në marsh.

Mbi 30 persona janë arrestuar para se të fillonte marshi.

Dhjetë marshues dhe pesë policë janë lënduar gjatë marshit të vitit të kaluar, kur persona që demonstronin kundër komunitetit LGBTI e sulmuan marshin, megjithë praninë e diplomatëve evropianë dhe atij amerikan në marsh.

Gjatë marshit të këtij viti, pjesëmarrësit fillimisht është dashur të kalojnë përmes detektorit për të zbuluar nësë ndokush kishte me vete ndonjë objekt të rrezikshëm.

XS
SM
MD
LG