Ndërlidhjet

Orlando: 20 të vrarë dhe shumë të lënduar në “Pulse”


Ilustrim
Ilustrim

Së paku 20 persona janë vrarë dhe 42 të tjerë janë plagosur gjatë një sulmi që u krye në një klub nate, në Orlando të Floridas, njofton policia amerikane.

Zyrtarët policorë kanë thënë se oficerët janë futur në klubin, “Pulse” rreth 3 orë pasi janë dëgjuar të shtënat.

Policia e ka vrarë sulmuesin i cili gjithashtu kishte marrë disa persona peng.

Ata e quajnë këtë një vepër e terrorizmit, por ende nuk e dijnë nëse fjala është për veprim të brendshëm apo ndërkombëtar.

Të afërmit e personave që kanë qenë brenda këtij klubi nate për homoseksualë, janë mbledhur nëpër spitale vendore, duke kërkuar dëshpërimisht lajme për të afërmit e tyre.

XS
SM
MD
LG