Ndërlidhjet

logo-print

Putin nderon shkencëtarë dhe artistë në Ditën e Rusisë


Fotgrafi arkivi e Presidentit rus, Vladimir Putin

Fotgrafi arkivi e Presidentit rus, Vladimir Putin

Presidenti rus, Vladimir Putin iu ka dorëzuar çmime shkencëtarëve dhe artistëve më 12 qershor, duke e bërë këtë pjesë të aktiviteteve që e shënojnë Ditën e Rusisë.

Kjo ditë është festë kombëtare që e nderon kohën kur ish shteti sovjetik ishte deklaruar republikë sovrane më 1990.

Çmimi Kombëtar i Federatës Ruse është themeluar më 1992, pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik, duke e zëvendësuar Çmimin Shtetëror të BRSS-së.

Çmimi vjetor, i prezantuar gjatë ceremonisë në Pallatin e Madh të Kremlinit në Moskë, përfshinë edhe 5 milionë rubla ruse, (76 500 dollarë), një medale dhe një çertifikatë.

Në fushën e mjekësisë, për kërkime në imunitetin molekular, Putini e ka nderuar Sergei Nedospasov.

Lev Dodin, drejtori artistik dhe regjisori i Tetatrit ‘Maly Drama – teatri i Evropës’ e ka marrë çmimin kombëtar për arte dhe letërsi për kontributin e dhënë në zhvillimin e artit teatral rus dhe global.

Viktor Zakharchenko, drejtori artisitik i Korit të Kozakëve kubanë dhe regjisori i filmit, Sergei Ursulyak, gjithashtu janë nderuar me çmime.

Shumë rusë, megjithatë nuk e dijnë se çfarë nderohet saktë me këtë festë. Sipas një sondazhi të vititi 2015, i kryer nga Qendra Levadam vetëm 3 % e rusëve e konsiderojnë këtë datë si festë të rëndësishme të vitit.

XS
SM
MD
LG