Ndërlidhjet

logo-print

Sirte: IS po kryen sulme ndaj forcave qeveritare


Ilustrim

Ilustrim

Forcat aleate ndaj qeverisë së unitetit në Libi janë përballur edhe sot me militantët e Shtetit Islamik në qytetin bregdetar, Sirte, të cilët po vazhdojnë të rezistojnë në këtë qytet.

Forcat qeveritare janë përballur edhe me një seri sulmesh vetvrasëse me vetura bomba.

Grupi militant, Shteti Islamik e ka marrë nën kontroll qytetin në vitin 2015 duke e kthyer atë në bazën kryesore të operacioneve të saj për Afrikën Veriore.

Militantët e Shtetit Islamik kanë kryer sot tre sulme vetvrasëse kundër forcave qeveritare të Libisë me qëllim që të ndalojnë avansimin e këtyre të fundit drejt bazës së tyre në Siri.

Zëdhënësi i forcave të qeverisë së unitetit, Reda Issa ka thënë se së paku një person është vrarë dhe katër të tjerë janë plagosur gjatë shpërthimeve të sulmeve vetvrasëse.

Më 11 qershor, forcat e Libisë kanë rimarrë kontrollon mbi portin e Sirtes.

Qyteti në fjalë është vendi ku ka lindur edhe dikatori i vrarë, Muammer Gadafi, ndërsa aty IS kishte bazën më të fuqishme jashtë territoreve që i kontrollon në Siri dhe Irak.

XS
SM
MD
LG