Ndërlidhjet

Stamboll: Një vdes, një tjetër lëndohet gjatë një shpërthimi


Fotografi arkivi e Stambollit
Fotografi arkivi e Stambollit

Një person e ka humbur jetën, ndërsa një tjetër është lënduar rëndë gjatë një shpërthimi që ka ndodhur në qendër të Stambollit në Turqi.

Dyshimet kryesore për shpërthimin janë se në vendin e ngjajes kishte rrjedhje gazi dhe se nuk bëhet fjalë për sulm terrorist, raporton CNN turk.

Ekipet e shpëtimit e kanë gjetur trupin e pajetë të shitësit ambulant në në objekt banimi, në një nga zonat më të shtrenjta të qytetit, Xhihangir.

Një shofer taksie ndërkaq është lënduar pasi një copë e madhe e murit të objektit ku ka ndodhur shpërthimi ka rënë mbi veturën e tij, raporton agjencia e lajmeve, Reuters.

XS
SM
MD
LG