Ndërlidhjet

Orlando: Identifikohet autori i dyshuar i sulmit me 50 viktima


Pamje nga vendi ku gjendet lokali, "Pulse" në Orlando

Pamje nga vendi ku gjendet lokali, "Pulse" në Orlando

Omar Saddiqui Mateen është identifikuar si autori i dyshuar i sulmit në klubin e natës, “Pulse” në Orlando të Floridas, që tani autoritetet thonë se mori jetën e 50 personave.

53 persona të tjerë janë plagosur gjatë sulmit që dyshohet se u krye nga 29 vjeçari i identifikuar nga familjarët dhe zyrtarët e organeve të sundimit të ligjit në Florida, raporton Washington Post.

Mateen nuk është nga Orlando, por nga Fort Pierce, zonë në të njëjtin shtet federal amerikan, Florida.

Ndonëse rasti po hetohet nga FBI si vepër terrorizmi, motivet e sakta ende nuk janë identifikuar, shkruan më tej Washington Post.

“Duket sikur ai ka qenë i organizuar dhe i përgatitur mirë”, ka thënë shefi i policisë në Orlando, Xhon Mina.

Sipas tij, autori i sulmit e ka pasur një armë gjysmë automatike zjarri dhe një pistoletë.

Autoritetet thonë se nuk ka shenja se Orlando vazhdon të jetë nën kërcënim nga sulme të tjera.

XS
SM
MD
LG