Ndërlidhjet

Euro 2016: Kroacia e mposhti Turqinë


Fotografi nga ndeshja: Turqi - Kroaci në Paris
Fotografi nga ndeshja: Turqi - Kroaci në Paris

Kroacia e ka mposhtur Turqinë në përballjen e parë në kuadër të Kampionatit evropian të futbollit, që po zhvillohet në Francë

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin, “Parc des Princes” në Paris përfundoj me rezultatin 0:1 për ekipin kroat.

Luka Modriq është autor i golit për kroatët në minutën e 41-të.

Sipas vlerësimeve fillestare, Kroacia e dominuar lojën për 54 % të saj, ndërsa loja e ekipit turk, në përgjithësi është vlerësuar e dobët.

Ndeshja e radhës të Euro 2016, do të zhvillohet me fillim në orën 18:00, në mes të Polonisë dhe Irlandes Veriore, ndërsa ajo në mes të kombëtares së Gjermanisë dhe Ukrainës do të filloj në orën 21.

XS
SM
MD
LG