Ndërlidhjet

Sulmi në Orlando, më i rëndi në histori të SHBA-ve


Fotografi arkivi brenda lokalit, "Pulse" : Orlando, Florida

Fotografi arkivi brenda lokalit, "Pulse" : Orlando, Florida

Sulmi në lokalin e natës “Pulse” në Orlando të Floridas është më i rëndi i këtij lloji në historinë e SHBA-ve.

Sipas të dhënave zyrtare të autoriteteve, dyshohet se qytetari amerikan me origjinë nga Afganistani, Omar Saddiqui Mateen, ka vrarë 50 persona brenda lokalit në fjalë.

53 persona të tjerë janë plagosur dhe momentalisht janë në gjendje të rëndë, raportojnë mediat amerikane.

Rasti i sulmit në lokalin e natës të homoseksualve që po hetohet nga FBI, po trajtohet si vepër e terrorizmit, ndonëse nuk përjashtohen edhe pista të tjera të hetimit.

Ekzistojnë të dhëna se autori i dyshuar i sulmit ka “disa lidhje me grupin militant, Shteti Islamik”, ka thënë para mediave Senatori Demokrat, Bill Nelson nga Florida, por kjo nuk është e konfirmuar ende, ka thënë ai.

Rasti i dytë më i rëndë në sulme të tilla është ai i vitit 2007 kur një person vrau 32 persona në Universitetin Teknik në Virxhinia.

XS
SM
MD
LG