Ndërlidhjet

Raporti: Pa Kosovën në OKB, Serbia nuk anëtarësohet në BE


Pamje nga një pjesë e Beogradit
Pamje nga një pjesë e Beogradit

Gjermania nuk do ta ratifikoj marrëveshjen për pranimin e Serbisë në Bashkimin Evropian, nëse Kosova nuk bëhet anëtare me të drejta të plota në Kombet e Bashkuara, i është thënë gazetës beogradase, Danas, në Bundestagun e Gjermanisë.

“Kreut shtetëror të Serbisë i është thënë para dy vitesh se anëtarësimi i Kosovës në OKB do të jetë njëri nga kushtet që Serbia të pranohet në BE”, ka theksuar njëri nga deputetët e koalicionit qeveritar ndërmjet Unionit Demokristian dhe Unionit Socialkristian (CDU/CSU), që ka dashur të mos i përmendet emri.

Mëtutje, siç raporton agjencia Beta, ky deputet ka theksuar se ky qëndrim i Gjermanisë i është kumtuar Serbisë kur është biseduar për marrëveshjen e Brukselit ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.

“Atëherë kemi thënë se nuk do ta ratifikojmë anëtarësimin e Serbisë në BE, nëse Serbia nuk pranon që Kosova të bëhet anëtare e plotfuqishme e Kombeve të Bashkuara” ka thënë ky burim i gazetës beogardase, Danas.

XS
SM
MD
LG