Ndërlidhjet

SHBA: Arrestohet një person i armatosur


Pjesëtarët e policisë së Shteteve të Bashkuara gjatë një operacioni
Pjesëtarët e policisë së Shteteve të Bashkuara gjatë një operacioni

Personi 20 vjeçar, James Wesley Howell, nga shteti amerikan, Indiana, i cili është arrestuar në Kaliforni me armatim dhe kemikalje për prodhim të eksplozivit, i tha policisë se dëshironte “ta dëmtonte” paradën e krenarisë së homoseksualëve.

Arrestimi i tij i djeshëm në Santa Monika, u bë disa orë pasi një perpson i armatosur në Orlando të Floridës, i ka vrarë së paku 50 vetë në një klub nate të homoseksualëve, që është sulmi më vdekjeprurës në historinë e Shteteve të Bashkuara.

Policia tha se nuk ka gjetur dëshmi për çfarëdo lidhjeje ndërmjet dy të dyshuarve.

Policia e Santa Monikës tha se Howell më vonë kishte thënë se qëllimet e tij për paradën e krenarisë së homoseksualëve në Los Anxhelos ishin të paqarta.

Banorët në Santa Monika e kishin thirrë policinë për të raportuar për sjellje të dyshuar të personit Howell, i cili e kishte parkuar veturën e tij në drejtim të gabuar në rrugë.

Kur policia arriti e pa një armë automatike në ulësen e veturës së Howellit dhe pas kërkimeve gjeti armë të tjera, municion dhe kemikalje, nga të cilat mund të prodhohet eksploziv.

XS
SM
MD
LG